Maskat vjedhin dyqanin me pajisje elektronike në Vlorë, policia në kërkim të autorëve

Dyqani

Një dyqan që tregton pajise elektronike ka rënë pre e një grabitje në Vlorë. Ngjarja ndodhi në bulevardin e Vlorës, pranë shkollës profesionale Industriale.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se autorë ende të paidentifikuar kanë vjedhur si telefona dhe kompjutera.

Autori ose autorët e maskuar kanë hapur derën e xhamit për t’u futur në brendësi të dyqanit. Mësohet se dyqani është me kamera sigurie.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×