“Më në fund jam vetvetja”, arbitri i FIFA-s pranon homoseksualitetin: Sipas Biblës jam mëkatar, por…

Gjyqtari brazilian Igor Benevenuto, është bërë arbitri i parë i renditur nga FIFA në historinë e futbollit që pranon se është homoseksual, teksa zbuloi vështirësitë e tij me kulturën “maço” të sportit gjatë viteve të tij në fushë.

5a1966b2-fecc-11ec-a7e1-ce25a76ed272

41-vjeçari pranon se ishte detyruar të fshihte veten e tij për më shumë se 20 vjet në mënyrë që të përshtatej.

“Unë jam homoseksual, meshkujt më tërheqin. Futbolli është sporti në të cilin jam rritur, por që e urreja thellë, sepse nuk e duroja dot ambientin e tij plot maskilizëm dhe paragjykime. Për këtë arsye, për të mbijetuar, krijova një version të rremë të vetes. Por po, jam homoseksual, më në fund jam vetvetja, një person normal. Dhe ti nuk je më i mirë se unë, vetëm sepse të pëlqejnë femrat”.

Me këto fjalë, në një podcast të rrjetit “Globo”, Igor Benevenuto, shumë se 50 ndeshje në elitën e futbollit të vendit të tij, është arbitri i parë ndërkombëtar i FIFA-s në aktivitet që del dhe deklaron hapur homoseksualitetin e tij.

“Futbolli është për burrat, – janë fjalët e tij, – shumë mendojnë kështu, por unë e dija që në adoleshencë se isha homoseksual. Kështu që e kalova jetën duke sakrifikuar veten për t’u mbrojtur nga dhuna fizike dhe emocionale e homofobisë. Përfundova në një nga hapësirat më armiqësore ndaj homoseksualëve, në futboll. Por për të pasur miq duhej të tregoja se isha i drejtë, kështu që luajta rolin tim.

Familja dhe miqtë më çuan në stadium, por ishte torturë. Unë u përpoqa gjithashtu të kisha marrëdhënie me vajza, – shton Benevenuto, i cili la përkohësisht futbollin gjatë valës së parë të Covid-19 në Brazil për të shërbyer si infermier, – por po mashtroja instinktet e mia. Feja ishte shumë e pranishme në familjen time.

Në Bibël thuhet se një burrë që shkon me një burrë tjetër është mëkatar. Prandaj mendova për një kohë të gjatë se diçka nuk shkonte me mua, isha një djalë i trishtuar”.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×