
Partia e Lirisë po mban sot një protestë në Inceneratorin e Tiranës.
Briseida Shehaj, koordinatorja e Luftës Anti-Korrupsion në Partinë e Lirisë, në fjalën e saj në nisje të protestës, u shpreh se SPAK i ka dhënë të drejtë Partisë së lirisë mbi denoncimet e bëra për inceneratorët e Tiranës dhe Fierit.
“Jemi vetëm pak metra larg vendit të krimit. Eshtë qesharake për këta që na vjedhin dhe këto tabela që shihni sot nuk ishin dje. Dokumentet e faktet janë rruga e vetme që kemi mbledhur. Kemi të bëjmë me një organizatë kriminale që zgjatët nga fillimi në fund.
Në 2017 u firmos kontrata për inceneratorin që sot nuk ekziston. Ka vetëm ca zyra dhe një mencë. Mencat këto i kanë qejf dhe atje kudo të shkojnë ka menca sa të duash dhe për ta do paguajmë vetëm 50 euro në ditë. Për këto menca janë paguar miliona dollarë, 64 për ca zyra e një mencë. Kemi treguar me fakte si janë marrë kredi në banka, si prona publike është lënë peng në banka për të blerë makina, ndërsa investimi këtu është zero. paratë nuk përdoren për të ndërtuar inceneratorin.
Me para të tona na dhunojnë. Gjysëm mln euro i jepen një punonjësi, inxhineri në Elbasan që e përdorën mirë e më par Frida Krifca e bëri fermer, pastaj bisnesmen në malin e Zi e i japin mln euro. E vetmja pajisje kapsulimi është blerë e përdorur, është blerë 70 mln euro.
Mirel Mërtiri rri ende i lirë me kontratë pune në Hollandë.
Klodian Zoto rrëmbeu të gjitha fondet në Elbasan me kompani fiktive. Është pronari legal i Inceneratorit të Fierit që merr edhe sot mln euro edhe pse është në arrati. Për dy denoncimet tona, Fieri e Elbasani na dha të drejtë. Zoto dhe kompania janë të pandehur sot në SPAK për disa vepra. Do bëjmë publike kontratën që lidh Inceneratorin e Tiranës me kompaninë e Zotos.
I merr ky dhe i ndan me organizatën”, tha Briseida Shehaj.
Arena e Lajmit