Udhëtoi drejt Spanjës për t’u furnizuar me kanabis,  37-vjeçari shqiptar kapet në kufirin francez me 23 kg kanabis

8be056ff B930 47d3 9b84 9f5fe410c0bb 16 9 Aspect Ratio Default 1182203

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar një shtetas shqiptar pasi ky i fundit tentoi të kalonte kufirin drejt Francës me një sasi prej 23 kilogramësh kanabis.

Ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar, më 4 nëntor kur shqiptari u ndalua gjatë një kontrolli rutinë kundër narkotikave nga ana e policisë spanjolle teksa drejtonte automjetin e tij me targa franceze.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u konstatua se në bagazh ishin fshehur 23 kilogramë marijuanë, ndërsa si pasojë u arrestua 37-vjeçari, i cilli ishte banues në shtetin francez.

Sakaq, oicerët spanjollë shoqëruan 37-vjeçarin dhe konfiskuan lëndën narkotike, për të vazhduar hetimet më tej.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×