Etrit Berisha e mbylli sezonin në një formë shumë të mirë me Torinon, duke marrë dhe vendin e titullarit në skuadrën. Gjithsesi duket se trajneri kroat, Ivan Juriç, është në kërkim të një tjetër portieri titullar sezonin e ardhshëm.
Kësaj radhe në radarët e Torinos është portieri Aleks Meret. Italiani duket se nuk ka një vend të sigurt te Napoli, pasi kjo e fundit ka nisur kontaktet me Kejlor Navasin dhe Kepa Arrizabalagën. Për këtë arsye Meret ka hedhur sytë për një skuadër të re.
Duket se Torino mund të jetë destinacioni i duhur për të, edhe pse rivaliteti me Berishën për vendin e titullarit nuk do të jetë i lehtë.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…