Ndërsa pritet oferta e duhur për De Ligtin nga ana e Bajernit, nga Napoli nënvizojnë se Kalidu Kulibali po nis të zbutet, lidhur me idenë për t’u transferuar në Torino.

Pas takimit që patën me menaxherin e tij, Fali Ramadani duket se e mirëpret transferimin te Juventusi dhe i ka premtuar drejtorit sportiv, Federiko Kerubini, se do të bëjë të pamundurën që të bindë klientin e tij të pranojë “Zonjën e Vjetër”.

Fundja, Kulibali kërkon që t’u qëndrojë besnik në Napoli vetëm tifozëve, pasi dje ai ka refuzuar ofertën e radhës për rinovim nga De Laurentis, duke treguar se me të kaltrit e ka mbyllur tashmë.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…
and then