Çelsi vazhdon “pazarin” te Mançester Siti, “Blutë” sulm total për rikthimin e qendërmbrojtësit

Zyrtarizimi i transferimit të Rahim Sterlingut nga Çelsi është çështje orësh. Por nuk është larg as ai i Natan Akes në “Stamford Bridge”.

chelsea-punto-fichar-ake

Çelsi dhe Siti janë në bisedime të avancuara për të firmosur me qendërmbrojtësin holandez, me londinezët që po përpiqen për ta rikthyer në “Stamford Bridge” pasi po humbasin garën për transferimin e De Ligtit nga Juventusi.

27-vjeçari u largua drejt Bornmëthit në vitin 2017 fillimisht në formë huazimi dhe u transferua te Mançester Siti dy vite më parë për 40 milionë paund. Por ai i ka pasur hapësirat të kufizuara në “Etihad”, duke luajtur vetëm 14 ndeshje për kampionët në Premier Ligë sezonin e shkuar.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×