FOTO/ Juventus i frikshëm! Shihni formacionin e mundshëm të “Zonjës” për sezonin e ri me goditjet “BIG” në merkato

Juventusi e ka nisur merkaton e verës me dy goditje “BIG” me kosto zero, si Angel Di Maria dhe rikthimi i Pol Pogbasë.

JUVENTUS

Teksa vetëm me një shitje të Matajs De Ligt me një shifër të çmendur, “Zonja e Vjetër” mund të ndërhyjë në merkato për të blerë një mbrojtës të djathtë si Molina, një mbrojtës qendre si Kulibali ose Bremer dhe një mesfushor fantazist si Nikolo Zaniolo.

E përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” ka “skicuar” formacionin e mundshëm të Juventusit me blerjet e reja dhe objektivat e merkatos.

Në formacionin me modulin 4-3-3, portën e mbron Shezni. Në mbrojtjen me katër, nga e djathta në të majtë, Molina, Bonuçi, Kulibali ose Bremer dhe Aleks Sandro.

Në mesfushën e përbërë me tre janë Manuel Lokateli, Leandro Paredes dhe Pogba me zëvendësues objektivin e merkatos, Nikolo Zaniolo.

Tridhëmbëshi i frikshëm i sulmit, Angel Di Maria dhe Federiko Kieza në mbështetje të Dushan Vlahoviç.

ju

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×