
Kryeredaktori i BIRN, Besart Likmeta deklaroi se punimet për 3 inceneratorët, të Tiranës, Elbasanit dhe të Fierit janë jashtë afateve.
Ai theksoi për emisionin ‘Open’ në ‘News24’ se ende nuk ka një raport nga ana e Ministrisë së Financave për këtë çështjes. Duke u ndalur te inceneratori i Tiranës, Likmeta tha se qytetarët e Tiranës paguajnë 3 herë më shtrenjtë se sa ata në Vlorë.
“Punimet janë jashtë afateve. Ne nuk kemi një raport që duhet të publikohet nga Ministria e Financave. Kemi të dhënat që janë marrë që nga koha e Komisionet Hetimor dhe afatet janë shkelur. S’mund të thuash se do dalë nga hiçi një incenerator në 2025. Një tjetër gjë duhet pasur parasysh. Kostoja që paguajmë është 3 herë më e shtrenjtë. Nëse në Vlorë paguajmë 14 mijë lekë për ton, në Tiranë paguajmë 30 euro për ton, trefishin e lekëve.”, theksoi ai.
Duke u ndalur te deklarata e djeshme e kreut të SPAK, Arben Kraja për personat nën hetim, Likmeta tha se; “Zoti Kraja sa i përket personave nën hetim i referohet Fierit dhe Elbasanit. nuk ka persona të regjistruar nën hetim, jo vetëm për këtë por edhe për çështje të nxehta të drejtësisë shqiptare. Zoi Kraja shprehet se nuk ka persona të regjistruar si të pandehur dhe jemi në fazën paraprake të hetimeve.”.
Arena e Lajmit