Ngujoi dhe dhunoi gruan dhe djemtë për 6 vite, gjykata vendos arrest në burg për Gjergj Laçin, avokati kërkon…

Whatsapp Image 2022 11 07 At 13.56.10 770x434

Gjykata ka vendosur arrest në burg për 52-vjeçarin Gjergj Laçi, i cili u kap pasi u zbulua se kishte dhunuar dhe ngujuar gruan bashkë me djemtë për gjashtë vite.

Në seancë ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë ndaj dy djemve dhe gruas, teksa sipas tij nuk i ka penguar që të dalin jashtë.

Për arsyen pse nuk i dërgon dy të miturit në shkollë, deklaroi se nuk kanë asnjë nevojë.  Ai ka pretenduar se është i pafajshëm dhe se fishekët dhe thikat i mbante për punë.

“Nuk i kam dhunuar gruan dhe gruan, s’i kam penguar të dalin nga shtëpia”, ka thënë ai para gjykatës.

Sakaq avokati ka kërkuar ekspertizë mjeko ligjore, për shëndetin mendor.

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×