“Reforma territoriale shumë e rëndësishme”, Berisha: Po përgatisim variantin tonë, votimi masiv i shqiptarëve për PD bën të mundur rikthimin e kësaj ndarjeje të re

Sali Berisha666

Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se PD po përgatit një variant për ndarjen e re territoriale. Ai tha se një votim masiv i shqiptarëve për PD bën të mundur rikthimin e kësaj ndarje të re territoriale.

“Qytetarët me shumë të drejtë shtojnë pyetjen: po ju që nuk keni votat pse angazhoheni në një proces? Pyetja është e drejtë. Ne angazhohemi sepse reforma territoriale është shumë e rëndësishme për qytetarët.

Ne përgatisim variantin tonë që e kemi shumë të qartë që me një armik të lirisë së shqiptarëve, si Edi Rama që bën gjithçka për të dominuar vullnetin e tyre, kjo platformë nuk do miratohej. Një votim masiv i shqiptarëve për PD bën të mundur rikthimin e kësaj ndarje të re territoriale”, tha Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×