VIDEO/ Alarmi për bombë në gjykatë, policia sqaron ngjarjen: Autori ka fikur telefonin pas njoftimit, po punojmë për identifikimin e tij

Alarm Per Bombe Gjykata

Policia e Tiranës ka sqaruar ngjarjen e pak minutave më parë, kur forca të shumta policia blinduan SPAK e GHKKO, pas njoftimit nga një telefonatë anonime se ishte vendosur bombë.

Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se është vendosur në një institucion zyrtar, në rrugën “Jordan Misja”.

Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë.

Po punohet për identifikimin e telefonuesit pasi pas kryerjes së telefonatës, ka fikur telefonin.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×