VIDEO/ Detaje nga grabitja në Voskop, pronari: Ishin 4 persona, me maskë dhe armë! Thyen derën dhe… (Dëshmia)

Voskopoje Pronari

Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja e ndodhur në Voskop. Mësohet se autorët kanë thyer derën hyrëse dhe më pas kanë marrë marrë shumat e parave dhe produktet.

Nga inventari i materialeve të vjedhura në dyqanin e fshatit Voskop, i cili u krye nga Policia, rezulton paraprakisht që vlera e produkteve të vjedhura i kalon 2 milion lekë të vjetra. Gjithashtu nga informacione paraprake rezulton që është identifikuar nga ana e policisë drejtimi i largimit të mjetit.

Burime konfirmojnë se kamera e sigurisë ka arritur te kap targën e mjetit të përdorur nga hajdutët.

“Ata kanë përdorur send të fortë për të thyer xhamin e derës, në të cilin më pas hynë për të vjedhur. Gjithashtu pronari i dyqanit, Bledar Leska, ka thënë se kanë qenë katër persona,. Kanë qenë 4 persona, kanë çarë derën me këmbë. Ata kanë qenë me maskë më duket dhe me armë, që mbase ka qenë lodër nuk e di, por duket në kamera. Kanë marrë sirtaret komplet me dokumentacionet e djalit dhe lekët që kanë qenë brenda. Kanë marrë komplet ç’kanë qenë paketat aty. Kanë marrë shishet e wiskit dhe duket që e kanë monitoruar gjënë më parë që kanë hyr me dijeni”, ka thënë ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×