VIDEO/ Gatuzo nuk njeh limite, trajneri italian nuk i lejon lojtarët e tij të pushojnë

Ish-mesfushori i kombëtares italiane dhe i Milanit, Xhenaro Gatuzo, ka marrë rolin e trajnerit te skuadra e Valencias. Italiani ka nisur menjëherë nga puna dhe duket se nuk kërkon pushim as nga lojtarët.

Collage Maker-09-Jul-2022-01.57-PM

Në një video të shpërndarë në rrjet, shikohet se në seancën e parë të stërvitjes, Gatuzo nuk i ka lejuar lojtarët e tij që të pushojnë.

Gjatë stërvitjes shumë lojtarë kanë ndaluar një moment dhe janë shtrirë në fushë, por po në atë moment tekniku 44-vjeçar ka shkuar dhe i ka ngritur në këmbë që të mos ndalojnë.

Duket se Gatuzo nuk kërkon që të humbasë vigjilencën përpara fillimit të kampionatit dhe kërkon që ta rikthejë Valencian dhe një herë në majat e futbollit spanjoll.

 

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×