ZYRTARE/ Futbollisti shqiptar largohet nga klubi i Premier Ligës, firmos me… Grasshoperin

Futbollisti me origjinë shqiptare Meritan Shabani është larguar nga Uolverhampton Uanderers pas tri viteve qëndrim te skuadra angleze, teksa së fundmi është transferuar te zvicerianët e Grasshopers.

Meritan-Shabani-2-780x439

Mesfushori me tipare ofensive nuk i eci fati në Angli, pasi pësoi dy lëndime të rënda që e mbajtën shumicën e kohës jashtë fushave, ndërkohë që do të ringrihet nëpërmjet aventurës së re në kampionatin zvicerian.

Meritan-Shabani-1

Shabani ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare më mundësi vazhdimi për 1 vit tjetër. Shqiptari i Kosovës me pasaportë zvicerane e ka filluar karrierën te Bajern Mynih,  teksa për disa muaj luajti si i huazuar edhe tek VVV Venlo në Holandë.

Shabani është prezantuar te  27 herë kampionët e Zvicrës dhe aty ka gjetur edhe shqiptarët e tjerë si Amir Abrashi, Shkëlqim Demhasaj, Florian Hoxha, Dion Kacuri dhe Leonardo Uka.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×