Çavi duket se është gati që të ndërtojë një skuadër pretendente për shumë tituj sezonin e ardhshëm te Barcelona, duke afruar yje të shumtë në skuadër. Pas Andreas Kristensen, katalanasit janë gati që të zyrtarizojnë edhe mbrojtësin tjetër të Çelsit, Çezar Azpilikueta.

Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, Barcelona i ka komunikuar kapitenit të “Bluve” se javën e ardhshme do të zyrtarizohet gjithçka. Por problem i vetëm në këtë mes duket se është Çelsi.
Klubi nga Londra është ende në kërkim të një oferte për të, gjë që nga Barcelona ende nuk ka ardhur dhe për këtë arsye mungojnë negociatat mes klubeve.
Përpara disa ditësh, ishte vetë presidenti i ri i Çelsit, Tod Boehli, i cili udhëtoi personalisht për në Katalunjë për t’u takuar me drejtuesit e Barcelonës, për të folur jo vetëm për transferimin e Azpilikuetës, por edhe për Markos Alonson, Frenki De Jong dhe Serxhinjo Dest.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…
and then