
Është zhvilluar me debate mbrëmjen e djeshme emisioni ‘Open’ në News24 ku u diskutua për çështjen e financimit rus në PD.
Gjatë bisedës në studio, sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka ka debatuar me analistin Redi Shehu, duke e quajtur këtë të fundit gënjeshtar.
Pjesë nga debati:
Noka: Gënjeve se bëre kompententin, the se ke parë dosjet.
Shehu: Jo zotëri , keni gënjyer të gjithë demokratët.
Noka: Fajin e ka Saliu përse mashtroi Luli.? Unë nuk kam dëgjuar njeri tjetër në vend që të thotë se kam parë dosjen përveç Berishës. Ti gënjeve se the kam parë dosjen.
Shehu: Na keni gënjyer duke na thënë se Basha është më i mirë, Na keni mashtruar. Gënjeshtrat tuaja janë të përhershme. Unë nuk kam gënjyer, unë kam cituar ambasadorin amerikan. Shqiptarët mos i gënjeni se nuk janë të trashë.
Noka: Ti sapo e the. Mos fol për gjëra që nuk i di dhe si ke parë.
Shehu: Mbani përgjegjësi
Noka: Kemi mbajtur përgjegjësi dhe kemi kërkuar ndjesë politike për Bashën
Shehu:Unë nuk gënjeva citova deklaratat. Këtu ka aktore të tjerë që janë në histori dhe bëni mirë t’i thoni shqiptarëve të vërtetën.
Arena e Lajmit
and then