FOTO/ Shënoi sot golin e parë me fanellën e Interit, por klubi zikaltër harron Asllanin!

Kristjan Asllani ka shënuar sot atë që mund të cilësohet si goli i tij i parë me fanellën e Interit, në miqësoren ndaj FC Milanese, të luajtur në qendrën stërvitore të zikaltërve. Asllani ishte protagonist si titullar që në fillim të sfidës dhe shënoi golin e katërt në fitoren 10-0 ndaj amatorëve.

asllani

Por si për çudi, në lajmin që u shfaq më vonë në faqen e klubit, nuk figuron emri i mesfushorit shqiptar i cili iu bashkua pak ditë më parë skuadrës zikaltër pas transferimit nga Empoli.

Nëse në rrjetet sociale zyrtare të klubit emri i Asllanit figuron mes golashënuesve, në artikullin e publikuar në faqen e internetit janë ato të Korrea, Lukaku, Lautaro Martinez (2 gola), Fontanarosa, Sangali, Pinamonti, Lazaro dhe Kuratolo, por jo i mesfushorit shqiptar.

Faksimile e botimit në Twitter

Faksimile e botimit në Twitter

Faksimile e botimit në faqen e internetit

Faksimile e botimit në faqen e internetit

Një harresë e vogël, por që gjithsesi nuk do të bëjë më pak të bukur ditën për mesfushorin e përfaqësueses shqiptare që e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën si zikaltër.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×