FOTOLAJM/ Përfundoi në koma nga dhuna barbare, ja si dukej më parë e reja nga Kenia që punonte në kazinonë e Tiranës

Whatsapp Image 2022 11 09 At 15.56.47

Një ngjarje e rëndë e cila ka ndodhur disa muaj më parë u zbulua së fundmi nga autoritetet pasi një 22-vjeçare nga Kenia e cila punonte dhe jetonte në Tiranë kishte përfunduar në koma pasi ishte rrahur barbarisht.

Në pamjet e zbuluara nga BalkanWeb mund të shihet 22-vjeçarja e cila është momentalisht në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë dhe se si dukej ajo para ditës kur u dhunua brutalisht dhe më pas u gjend pa ndjenja.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar sot për një ngjarje të ndodhur gati 3 muaj më parë, ku një e re nga Kenia u gjet e plagosur dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Reagimi ka ardhur pas akuzave se policia e ka mbajtur të fshehtë dhe nuk e ka ndjekur ngjarjen për të zbuluar të vërtetën, teksa mësohet se vajza ishte punonjëse në një kazino..

Sipas policisë, më datë 14.08.2022, një shtetase nga Kenia ka bërë denoncim për humbjen e kontakteve me shoqen e saj, shtetasen J. A., 22 vjeçe, nga Kenia, banuese në një banesë me qira, në rrugën “Pandeli Evangjeli”, e cila më pas u gjet pa ndjenja, në afërsi të banesës së saj.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×