Klop flet për lamtumirën e Mane: Gjithçka është në rregull deri kur flet për para, më pëlqen mënyra se si u largua

Liverpuli ka nisur përgatitjet për sezonin e ri me ndryshime të mëdha në skuadër, pasi i ka dhënë lamtumirën dy emrave të njohur të sulmit si Divok Origi dhe Sadio Mane. I pari e kishte bërë të qartë prej kohësh largimin e tij pasi kërkonte të ishte titullar, ndërsa i dyti në fakt ishte një surprizë për shumëkënd.

klop mane

Por jo për Klop, i cili duke folur për faqen e internetit të klubit, ka bërë të qartë se e dinte që sulmuesi i Senegalit kërkonte një aventurë të re në karrierën e tij.

“Sadio? Çfarë mund të themi për Sadion? Çfarë lojtari! Një lojtar i klasit botëror! Ai dhe ne bashkë e rikrijuam atë si një numër 9 në sezonin e fundit, të cilin e luajti jashtëzakonisht mirë. Por mua më pëlqen mënyra se si ndodhi tani pasi ishte komplet e pastër.

Ne e dinim, ai na e tha, menaxherët e tij na e thanë, ata dëshironin të largoheshin, dëshironin një sfidë të re, të gjenin një klub të ri. Nuk ka asnjëherë negociata të thjeshta, gjithçka shkon mirë derisa flitet për para, por gjithçka shkoi siç duhej.

Por ai gjithashtu është një legjendë e Liverpulit, një nga të mëdhenjtë e të gjitha kohëve në Premier Ligë do të thosha me statistikat që ka. Një person fantastik gjithashtu. Ndaj jam me të vërtetë i lumtur për të që është tani në klubin ku dëshiron të jetë. Ai është shumë mirënjohës për gjërat që kemi bërë ne dhe ne jemi mirënjohës gjithashtu. Por tani është në një klub tjetër”, ishte komenti i Klop për sulmuesin që u largua pak ditë më parë drejt Bajern Mynih.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×