Kore dhe fyerje që në ditën e parë të stërvitjes, tifozët kontestojnë mbrojtësin e Lacios që qeshi pas golit të pësuar me Milanin

E qeshura ironike pas golit të pësuar ndaj Milanit në minutat e fundit të sfidës, duket se ka vendosur vulën mbi të ardhmen e Françesko Açerbit te Lacio. Për tifozët ai është i padëshiruar dhe ndonëse ka shpjeguar se atë të qeshur e kishte për veten se si rrodhën gjërat në fund të asaj sfide, largimi i tij duket i pashmangshëm.

ACERBI

Kjo është bërë e qartë që në ditën e parë të stërvitje së futbollistëve bardhekaltër në grumbullim, pasi tifozët e Lacios kanë nisur kore dhe fyerje të shumta ndaj tij sapo e kanë parë në fushën e lojës.

”Açerbi, copë m…”, ishte vetëm një nga koret që dëgjohej më shpesh, ndërsa kishte të tjerë shumë më të rëndë në adresë të lojtarit për të cilin eksperienca bardhekaltër në një situatë të tillë, duket e përfunduar. Tani mbetet të shihet se ku do të firmosë futbollisti për të cilin interesohen Juventus, Inter, Milan dhe Fiorentina, por të cilët nuk janë të gatshëm të paguajnë 5-6 milionë euro që kërkon Lacio për kartonin e tij.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×