“Na tregojnë misteret e pallateve”, Berisha: Duan të lajnë duart nga xhungla që krijuan në Tiranë! Ekonomia po rritet duke rrjepur qytetarët

700

Kreu i PD Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me intelektualë dhe banorë të zonë në Shijak. Gjatë këtij takimi, Berisha ka kritikuar kryeministrin Rama se nuk ka marrë asnjë masë për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve pas rritjes së çmimeve. Gjithashtu  ndalur tek fermerët Berisha tha se janë në falimentim të vazhdueshëm.

“Biznesi i vogël sot paguan trefishin e të gjitha detyrimeve që paguante para vitet 2013. Shifrat tregojnë se në 2010 kishte 200 biznese të vogla. Po sot shifrat janë ulur dhe ka një përçmim ndaj qytetarëve. Qeveritarët i lejojnë vetës t’u thonë çdo gjë qytetarëve sikur qytetarët janë kukulla. Del ajo para kamerave dhe thotë, misteri i këtij pallati. Por si mund t’ja thotë këtë qytetarëve. Mister ryshfeti dhe përpiqen të lajnë duart nga kjo xhungël që kanë krijuar në Tiranë me ndërtimet dhe në fund ato janë të gjitha shtesa të partisë të deputetëve të oligarkëve. Demokratët nuk kanë shkelur ligjin. Ndonëse ato me ligj janë të ndaluara dhe thotë do të bëjmë vendim t’i legalizojë. Përse ikin? Ikin në dëshpërim sepse varfëria po troket në dyert e shqiptarëve. Jeni dëshmitar se çmimet janë rritur me 30-40 apo edhe 100 %. Sot ushqimet bazë në Shqipëri janë 7-10 % më të shtrenjta se sa në vendet e BE. Ky ka vendosur Bordet dhe feston me rritjen e çmimeve. Tani ai merr dyfishin e TVSH. Ndërsa thotë se ekonomia po rritet, jo, ekonomia po rritet duke rrjepur qytetarët, por kjo është anti-rritje. Pra kjo i shndërron burimet pasurore, produktet në një mallkim për qytetarët. Në krahasim me Kosovën dhe RMV , Shqipëria është shumë larg. Në Përrenjas një fermer më tha se në fshat kishte 400 lopë dhe tani numërohen me gishta. Po ashtu edhe bagëti të imta ka më pak sot se në 2018. Kjo ndodh sepse janë rritur të gjitha, duke filluar nga nafta. Në 2013 arritëm të bëhemi eksportues qumështi”, tha më tej Berisha.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×