“Ndër 3-4 vendet në botë më të dëmtuara në botë”, Berisha: Sistemi shëndetësor i rrënuar, Rama ndoqi politikë çnjerëzore gjatë pandemisë së Covidit

Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pohoi sot gjatë një takimi me intelektualë dhe banorë të Shijakut, se sistemi shëndetësor është rrënuar.

Ai tha se Rama ndoqi një politikë çnjerëzore gjatë pandemisë së Covidit.

“Është, e vërtetë që vendi është në një rrokullisje të madhe, Shijaku është në një rrokullisje të vërtetë dhe se ka nevojë për një ndërhyrje të fuqishme emergjente, ka nevojë për një angazhim dhe mobilizim të madh për të shpëtuar Shqipërinë dhe Shijakun nga ky regjim që funksionon si një makineri mafioze, mashtrimi, si një makineri gjigante vjedhjeve, varfërimi dhe rrënimi të qytetarëve shqiptarë dhe vendit. Ju keni trajtuar këtu probleme themelore, me të cilat përballet sot shoqëria shqiptare, krahas varfërisë, si mjekësia dhe arsimi. Në këto kohë, Tirana rezulton në 10 pozicionet më të ulëta në vota për sistemin shëndetësor në një klasifikim me 253 qytete.

E gjithë bota e pati fatkeqësi Covidin, por jo të gjithë njësoj. Ne pikërisht për shkak të kësaj shëndetësie të shkatërruar ne humbëm burra, gra, të rinj më shumë se në çdo vend në Europë dhe u ngjitëm në 3-4 vendet me vdekshmërinë më të lartë nga Covid në botë, e diktuar kjo absolutisht nga një politikë çnjerëzore e atij njeriu që është sot në pushtet.

Cila qe ajo politikë? Ajo politikë ishte një përqendrim çnjerëzor i shtrimeve, një bllokim i shtrimeve në spitale, një kufizim i shtretërve. Dhe përsëri do të marrim vetëm Kosovën. Kosova me 2 milionë banorë vendosi në dispozicion të Covid 1200 shtretër dhe Shqipëria me 3 mln banorë 630 shtretër dhe këto i vendosi në fund.
Kishte një mënyrë për të shpëtuar njerëzit, pasi krahas ilaçeve etj, ka disa praktika të domosdoshme. Cila ishin ata: shtrim sa më shumë, kjo ishte. Nga Tropoja, Kukësi, shkonin e shtroheshin në Gjakovë e Prizren, sepse Kosova nuk e kishte përqenduar shtrimet në Prishtinë, siç bëri ky. Por i hapi shtrimet edhe në spitale të tjera.
Në kulmin e epidemisë, mjektë iknin, infermierët iknin, sepse kërkoheshin shumë me rroga shumë më të larta. Kurse këtu bëhej sikur ne jemi suksesi dhe mendohej se me autoblinda do të zgjidhej pandemia e Covid. Ndaj dhe dolëm ndër 3-4 vendet në botë më të dëmtuara nga Covid.”, tha ish-kryeministri.

Berisha tha se në Shqipëri, një student paguan 3 herë më shumë se në Gjermani apo Austri.

“Kemi një rrënim të vërtetë të sistemit arsimor. Këtë vit 220 mijë nxënës më pak se 5 vite më parë. Por këtë vit, 51 mijë nxënës e nisën vitin shkollor me klasa kolektive. Fëmija 7-vjeçar me 12-vjeçarin, 10-vjeçarin në një klasë. Në 2005 kur erdhëm e gjetëm Kamzën me 3 turne.
Këtë vit, Kamza u rikthye sërish me 3 turne. Pse? Sepse shkollat u shembën nga tërmeti, u shembën nga babëzia dhe korrupsioni dhe nuk janë ndërtuar. Si shkolla e Ishmit. Nuk janë ndërtuar. Nuk janë ndërtuar sepse kërkohet se si e si të vidhet më shumë dhe jo të ndërtohen.

Nuk mund të ketë kurrë sistem arsimor nëse nuk e vendos mësuesin në piedestalin që meriton. Dhe çdo shoqëri që beson të ecë mbi dijet duhet ta vendosë mësuesin, ti krijojë kushte dhe ta stabilizojë atë në kushtet më të mira të mundshme. Çfarë ndodh, në 8 vite as indeksimi i rrogave nuk u bë. U pushtua arsimi nga patronazhistët dhe u asgjësua meritokracia. U përdor portali me të vetmin qëllim për të bërë diferencim partiak.
Sigurisht që këto të gjitha do të marrin fund.

E shtruar me të drejtë çështjen në universitet dhe arsimin masiv. Ne kemi qenë dhe jemi për asimin masiv. Nuk po shpikim gjë. E gjithë bota sot është për arsim masiv. E dini se sot një student në Shqipëri paguan 3 herë më shumë se studenti në Gjermani, Austri. Po pse, sepse qeveritë e tyre e kanë nder, kënaqësi që të hapin dyert dhe të krijojnë mundësitë që fëmijët e qytetarëve të tyre të shkollohen pa krijuar strese ekonomike te familjet.
Paguan në Tiranë 1 mijë euro në një fakultet, në Austri 300 euro. Ky erdhi dhe u kthye te modeli i vjetër, selektiv. Akti i parë që bëri, lëvizi mesataren, duke goditur të varfrit. Lëvizi mesataren absolutisht kundrejt ryshfetit që mori nga universitetet private. Vinin ata tek unë dhe kërkonim me insistim që ta lëvizja. Merrnin një jo kategorike.

Unë nuk isha një armik i tyre, përkundrazi ua hoqa TVSH, por mesataren nuk e lëviza. Sepse ishte detyrim i qeverisë që ti kishte dyert e hapura, si për atë me 6 apo 7. Pastaj në shkollë e sipër secili merrte atë që meritonte. Ndaj dhe këtu ne jemi dhe do të jemi për arsimin masiv. Do të luftojmë me të gjithë mjetet për cilësinë, por arsimi masiv është një kusht që vendi të zhvillohet.”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×