Sebastian Batallja nuk është më trajneri i Boka Juniors. Vendimi drejtuesve të klubit të njohur argjentinas ka ardhur pas eliminimit nga Kupa Libertadores dhe deri diku ishte i pritshëm, por mënyra se si i është komunikuar trajnerit dhe vendndodhja ka çuditur shumëkënd.
Në vitet e fundit ka pasur çudi nga më të ndryshmet si shkarkimi me SMS, apo i mësuar nga rrjetet sociale e mediat. Në fakt, Batalja e ka marrë vesh shkarkimin e tij direkt nga drejtuesit në një bisedë ballë për ballë… në një pikë karburanti.
Pas eliminimit nga Kupa Libertadores me penallti përballë Korinthians, drejtuesit vendosën që koha e Batalja në klub kishte përfunduar. Ata i telefonuan teknikut i cili po kthehej në shtëpi, por vendosën që t’ia komunikonin këtë ballë për ballë në shenjë respekti ndaj një personi i cili si lojtar kishte kaluar gjithë karrierën e tij në këtë klub me vetëm një vit në Europë te Vijareal.
Trajneri ishte ndalur në një pikë karburanti rrugës për në Buenos Aires dhe atje kanë udhëtuar edhe drejtuesit e Boka Juniors, të cilët i kanë komunikuar shkarkimin trajnerit të njohur duke mbyllur kështu etapën e tij në stolin e “Xeneizes”.
PANIORAMASPORT.AL

Loading…
Loading…