Çelsi pritet që të bëjë zyrtare goditjen e madhe të mërkatos së verës, pasi ka siguruar një element shumë të rëndësishëm për repartin e avancuar. Mediat angleze bëjnë të ditur se vetë presidenti i ri i bluve, Tod Bohli, ka negociuar për blerjen nga Mançester Siti të Rahim Sterling.
Sulmuesi i Anglisë kishte folur disa ditë më parë me Tomas Tuhel dhe kishte gjetur akordin me londinezët ku pritet të firmosë një kontratë pesëvjeçarë me rrogë 315 mijë paund në javë. Ajo që mbetej ishte të gjendej një akord mes dy klubeve dhe Bohli është përfshirë personalisht në bisedime për të siguruar yllin e përfaqësueses së Anglisë.
Marrëveshja është arritur sot për 50 milionë paund, ndërsa Sterling pritet që të kryejë vizitat mjekësore në Londër para se t’i bashkohet skuadrës në fazën përgatitore që do të zhvillojë në SHBA.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…