Kosovare Asllani ka treguar se është në një formë të shkëlqyer dhe nuk është aspak rastësi që Suedia e saj vlerësohet si favorite për të fituar kampionatin Europian të futbollit për femra që po zhvillohet në Angli. Por në ndeshjen e parë në Grupin C, favoritet e turneut janë ndalur në një barazim 1-1 nga Holanda, e cila është fituese në fuqi.
Në sfidën e luajtur në Shefilld, Suedia kaloi ne avantazh pikërisht falë aftësive të Asllanit. Sulmuesja shqiptare që luan për Suedinë, dribloi një kundërshtare duke i kaluar topin mes këmbëve para se të jepte një asist perfekt për Jona Anderson e cila e dërgoi sferën në rrjetë.
Holanda u përgjigj vetëm në pjesën e dytë kur Rord tundi rrjetën për të barazuar rezultatin në 1-1, me shifrat që nuk ndryshuan deri në vërshëllimën përfundimtare, pavarësisht tentativave nga të dy skuadrat. Edhe ndeshja tjetër e këtij grupi, mes Portugalisë dhe Zvicrës, u mbyll në barazim, por me shifrat 2-2.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…