
Ishte kthyer në tmerrin dhe e grave në Nice. Të dhëna të reja janë bërë publike për 28-vjeçarin që njihej si “Dragoi i Nicës”.
Pak ditë pas arrestimit institucionet kanë urdhëruar që të bëhen publike foto dhe detaje të 28-vjeçarit shqiptar, për të zbuluar nëse ka ngjarje të tjera të pazbardhura lidhur me abuzimet dhe dhunimet që kryente ndaj grave.
Kledi Sulollari 28 vjeç nga Pogradeci i arrestuar më 6 nëntor, ka sulmuar një 20-vjeçare duke tentuar ta përdhunonte. PO ashtu ai tentoi të përdhunonte një tjetër grua në Kaminia.
Ndaj tij është ngritur kallëzim penal për tentativë përdhunimi dhe lëndime të rënda trupore dhe pasi kishte përfunduar dënimin ai është liruar nga burgu pak muaj më parë. Por duket se kjo nuk e ka ndalur atë të dhunonte gra e vajza të tjera, pasi ai sërish ka sulmuar gra.
Arena e Lajmit