Financimet ruse, Boçi: Jemi distancuar! Nëse paratë janë marrë nuk janë përdorur për PD! Gjueti shtrigash ndaj opozitës

12

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputeti Luçiano Boçi foli për financimet ruse në PD. Gjatë fjalës së tij, Boç tha se PD është e distancuar nga faktet, ndërsa shtoi se paratë edhe nëse janë marrë nuk kanë përdorur për Partinë Demokratike.

“Jemi distancuar nga faktet! Nëse paratë janë marrë nuk janë përdorur për PD”, tha ai.

Më tej ai shtoi se në Shqipëri është deformuar vota, duke shtuar se pa të drejtën e votës nuk mund të ketë shtet të së drejtës.

“Kemi shtet të së drejtës që dënon nënën 81-vjeçarë për një kotec pulash. Për çfarë shteti të së drejtës flisni kur vrasja në Shqipëri është bërë si mall. Mos vallë për shtetin e së drejtës e keni fjalën për banorët e 5 Majit, apo lënin e  Butrintin në duart e një shqiptarofobi. Apo e keni fjalën për gjuetinë e shtrigave që bëni ndaj opozitës?”, tha më tej Boçi.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×