E ardhmja e Milan Skriniar duket gjithmonë e më larg Interit, me mbrojtësin sllovak që është pranë një transferimi te PSG-ja sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane që thonë se Interi e ka ulur shumën që kërkonte për mbrojtësin nga 75 milionë në 65 milionë euro.
Insistimi i parizienëve si dhe marrëdhëniet e mira mes dy klubeve të cilat kanë konkretizuar dhe transferime të tjera të kushtueshme në të shkuarën si rasti i Hakimit dhe Ikardit kanë bërë zikaltërit të ulin pretendimet e tyre për kartonin e 27-vjeçarët.
Tashmë me këtë rivlerësim për kartonin e Skriniar pritet që marrëveshja mes klubeve të mbyllet në orët e ardhshme, me Interin që do të hidhej menjëherë në sulm për të mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin e Torinos, Gleison Bremer.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…