Foto nga paparazzi/ Të gjithë sytë te… këpucët e Anila Denajt

hjnh

Ai deputet i Partisë Demokratike, ajo e partisë kundërshtare, Socialistet. Flasim për Kreshnik Çollakun dhe Anila Denajt që ndryshe nga kolegët rival që takohen e bisedojnë miqësisht, këtë herë fokusin e kishin tjetër kund.

E pikërisht si duket edhe në fotot e shkrepur nga paparaci ynë, të dy kanë qenë duke parë nga këpucët e ishministres së Financave. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre, apo kush ka qenë tema e diskutimit që i ka bërë të dy të ngulin vështrimin tek këpucët e zonjës Denaj. Ishministrja ka treguar që pavarësisht ndasive politike ka marrëdhënia shumë të mira me kolegët edhe nga Partia Demokratike, ndaj dhe shpesh e kemi parë duke u takuar miqësisht me “rivalët”, por deri më sot nuk e kishim parë asnjëherë kaq e përqendruar te këpucët.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×