
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë cilësuar si dy nga lojtarët më të mirë të historisë, po ashtu edhe si rivalët e përjetshëm. Ata kanë surprizuar mijëra ndjekës pasi janë shfaqur së bashku.
Ka qenë marka e njohur “Louis Vuitton” e cila ka bërë bashkë për një reklamë të dy yjet e futbollit, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.
Portugezi e ka shpërndarë foton në Instagram teksa qëndron përballë Leos dhe në mes kanë një kuti me gurë shahu.
A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)
Më pas e njëjta fotografi është shpërndarë dhe nga ylli argjentinas në faqen e tij zyrtare.
View this post on Instagram
A post shared by Leo Messi (@leomessi)
Të dy futbollistët do të kërkojnë të fitojnë Kupën e Botës, pasi ndoshta mund të jetë Botërori i fundit që luajnë.