Mungesë në miqësoren me Kopenhagenin për Sharl de Ketelere.
21-vjeçari belg, objektivi madhor i Milanit në merkato, nuk zbriti në fushë në 120 minutat e ndeshjes që klubi belg luajti në Vageningen (Holandë) kundër Kopenhagenit.
Fantazisti nuk bëri as vrapimet e lehta me shokët, duke qëndruar në stol gjatë gjithë ndeshjes.
Mbetet për t’u sqaruar nëse De Ketelere nuk ishte në maksimumin e tij nga pikëpamja fizike ose nëse – skenari më i mundshëm – ishte një zgjedhje e bërë në marrëveshje me klubin, për ta ruajtur në kuadër të kalimit te Milani.
Në vend të tij, luajti anësori sulmues Noa Lang, një tjetër element mbi të cilin kuqezinjtë i kishin sytë deri pak javë më parë. Ndeshja përfundoi 4-2 për danezët në kohën shtesë (2-2 në minutën e 90-të).
Siç dihet, oferta e fundit e kuqezinjve është në vlerën e 30 milionë eurove, teksa De Ketelere vijon presionin te Bryzhi për të pranuar ofertën në mënyrë që të largohet drejt kampionëve të Italisë, ku do të duelojë me Brahim Diazin për rolin e titullarit si fantazist.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…