Murinjo i shpall luftë Juventusit, Roma rivalizon bardhezinjtë për mesfushorin që shkëlqeu sezonin e shkuar në Serinë A

Roma e Zhoze Murinjos po vazhdon nga puna në merkato me objektivin për të ndërtuar një skuadër sa më kompetitive për sezonin e ardhshëm. Kryeqytetasit i kanë dhënë prioritet afrimeve në mesfushë, ku pritet një duel në merkato për mesfushorin e Arsenalit, Lukas Torreira.

Torreira

26-vjeçari shkëlqeu në sezonin e fundit të Serisë A ku përveç paraqitjeve shumë pozitive shënoi edhe 5 gola që ishin vendimtar për rikthimin e Fiorentinës në Europë, me skuadrën e Vinçenzo Italianos që sezonin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Konferencës.

Edhe vetë Torreira e pranoi interesimin e Romës pak ditë më parë ku u shpreh se kishte biseduar edhe me teknikun portugez, por ende nuk kishte marrë asnjë vendim për të ardhmen, me uruguaianin që dëshiron t’i jap prioritet Fiorentinës në rast se italianët janë të interesuar për rikthimin e tij në skuadër.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×