Pas largimit të Thomas Strakoshës dhe Pepe Reinës, Lacio kishte hyrë fuqishëm në merkato për një portier, teksa së fundmi ka arritur akordin me Luis Maximianos, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Granadës, teksa ishte shok skuadre me Myrto Uzunin.
Mediat italiane raportojnë se marrëveshja është mbyllur orët e fundit për një tarifë prej 10 milionë eurosh, plus 500 mijë euro si kontribut solidariteti.
Gjatë orëve në vijim të dy klubet do të plotësojnë dokumentet e nevojshme për zyrtarizimin e marrëveshjes. Portieri luzitan do të fluturojë nesër drejt kryeqytetit italian, ndërsa mëngjesin e së martës do të kryejë kontrollet mjekësore së bashku me Alesio Romanjolin në klinikën Padeia.
23-vjeçari portugez ishte titullar i padiskutueshëm te Granada, që nuk arriti dot të siguronte qëndrimin në La Liga këtë sezon që sapo u mbyll. Në të kaluarën Maximiano ka qenë pjesë e Sportingut të Lisbonës.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…