Plagosja e kryebashkiakut/ Konflikti i hershëm, si u shkarkua autori pas 4 vitesh punë në bashki, nga ulja në detyrë e bashkëshortes te çështja e pronës së vjehrrit

Kokeneshi (1)

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës dhe shoferit të tij pas një sherri për motive të dobëta.

Gazetari Ervis Kuçi në një lidhje live nga spitali i Lushnjës pohoi se konfliktet mes Kokoneshit dhe autorit të plagosjes, Orgest Xhelili kishin nisur kur ky i fundit ishte shkarkuar nga puna si punonjës IT-je në bashkinë e Divjakës. Ndërkohë që sërish pas këtyre debateve mes tyre ‘mollë sherri’ për një rindezje të konflikteve ishte bërë transferimi i bashkëshortes së autorit, nga shefe e mjekëve në poliklinikën e Divjakës drejt një pozicioni tjetër, duke e ulur në detyrë.

Si fillim mësohet se mes autorit dhe Kokoneshit ka pasur një debat verbal që ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës. Ndërsa të tjera të dhëna bëjnë me dije se mes Kokoneshit dhe autorit ka edhe një konflikt pronësie, pasi bashkia për interesa publik kërkon të shpronësojë vjehrrin e autorit, duke mos gjetur dakordësinë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×