Plagosja e kryebashkiakut të Divjakës, si degjeneroi debati me ish-punonjësin, shoferi i tij…

Lushnje Spitali

Zbardhen detaje të reja për ngjarjen e ndodhur sot në Divjakë, ku u plagos me thikë kryebashkiaku Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij Gazment Bullari.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se Kokoneshi ka pasur një debat me tone të ashpra me Ergest Xhelilin, ish-punonjës IT i bashkisë së Divjakës, i cili më pas e ka qëlluar me thikë. Në këto momente ka ndërhyrë shoferi i Kokoneshit për t’i ndarë, por Xhelili ka goditur edhe këtë të fundit.

Ngjarja ka ndodhur në poliklinikën e Divjakës, ku punon dhe bashkëshortja e autorit të dyshuar.
Kokoneshi është dërguar në spitalin e Lushnjës me disa plagë në trup, teksa autori është ndaluar nga policia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×