Protesta e pedagogëve/ “Jo rroga afrofe”, Jonila Godole: Duhet të kemi akses në shkencë. Nuk duhet t’i luteshim qeverisë të na rrite rrogat, por…

Godole

Jonila Godole, pedagoge në Universitetin e Tiranës, në rubrikën “Opinion” në News24, ka folur në lidhje me protestën e pedagogëve dhe kërkesën e tyre për rritjen e rrogës.

Godole u shpreh se duhet të ekzistojë aksesi në kërkime shkencore. Ajo shtoi se nuk mund tu kërkojë studentëve një punim shkencor, për sa kohë nuk i garantohet një akses i tillë në informacionet më të fundit.

“Sa pak investohet për kërkimin shkencor dhe pjesëmarrjen në aktivitete. Pedagogët nuk kanë mundësi të bëjnë mësimin ashtu siç duhet. Kërkues shkencor në kushtet që është tani leku dhe inflacioni, është e pamundur që të përqendrohet si kërkues shkencor kur për ato nuk paguhesh as për një jetesë minimale.

Protestat janë të rëndësishme të bëhen dhe të ketë një reagim se nuk mund ë kërkojmë ne në kuadër të një sërë bashkëpunimesh që qeveria po bën në Europë, por kjo nuk mund të bëhet me binjakëzim me zor dhe të jemi si çirakët e tyre. Unë nuk futem dot sepse nuk kam një reviste shkencore të futem në literaturën aktuale.

Kemi bërë kërkesa e ankesa, kam kërkuar akses në shkencë. Nuk mund ti kërkoj studentëve të bëjnë një punim shkencor kur nuk i ofrohet një akses i tillë.

Nuk di si është gjendja në fakultetet e tjera por nuk mundoj se është e ndryshme nga ne.

 

Ne jemi si mësues, ka kolegë që japin deri në 5 lënë dhe kjo nuk të lë kohë që të bësh kërkim shkencor.

Tregu është në zhvillim dhe ende nuk dihet se cilat janë profesionet së ardhmes, një investim tek pedagogu është i nevojshëm sepse kur të jemi pjesë e BE cilësia e Universiteteve tona nuk do të jetë ajo që duhet.

Ajo që shoh të rëndësishme është që pagesat duhet të bëhen si jashtë me kualitetet tuaja e jo në bazë të viteve ku ti je në punë.

Sepse mund të kesh bërë një doktoraturë para shumë vitesh dhe nuk je i updatuar me kohën. Jo rrogë afrofe.

E mbështes këtë gjë, disa e mbështesin duke shkuar atje dhe dikush si unë që po flas për një publik më të gjerë. Pedagogët të trajtohen me dinjitet dhe të shihen me seriozitet sepse kanë në dorë të ardhmen e vendit se si do të konkurojë Shqipëria nesër. Sot duhet të flisnim për degët e reja, do i lutemi si qaramanë qeverisë të na rrisë rrogën.

Nuk mund të flasim për zhviollim teknologjik kur pedagogët dalin në protesta e rrogat e tyre janë shumë më të ulëta në krahasim me rajonin. Duhet të matet çdo gjë sa artikuj bën një pedagog dhe ku botohen arikujt, në revista prestigjoze që i referohen shumë apo në revista fantazmë ku botohet në këmbin të një pagese.

Godole ka komentuar edhe situatën e fundit me deklaratën e një zyrtari amerikan mbi financimin e PD nga Rusia, në vitin 2017.

“Është diçka që e kam thënë gjithmonë, transparencë totale në financimin e partive. DAUHET TË PRESIM faktet por në parim kjo është e rëndësishme dhe nuk duhet të ndodhë një gjë e tillë që të kthejmë sytë nga një problem i tillë.

Historia e kancelarit gjerman që bashkoi Gjermanitë, figura e tij e një burri të madh u reduktua në momentin kur doli skandali se kishte marrë para për fushata që nuk u dihej burimi. Kjo i kushtoi reputacionin. Më thuaj kush të financon që të them si do qeverisësh nesër. Shpresojmë që kjo të vihet në zbatim.

Fakt është që nga sa e kam ndjekur kemi informacione të ndryshme, jo vetëm një. Kemi një informacione që Basha thotë se kjo shumë është e deklaruar, ka informacione nga jashtë që lidhen me PD kur ai ka qenë kryetar. Ka qenë pagesë e ardhur nga jashtë atëherë duhet të shohim nga ka ardhur. Nuk merret kryetari me këto ka një Përgjegjës Thesari. Nëse e ka marrë me urdhër ai të tregojë se kush e k a dhënë urdhrin.

Deri tani kam dëgjuar vetëm PD dhe kjo është shumë problematike në kohën kur je në opozitë e do të vish në pushtet.

Nëse vërtetohet se ka një shumë të padeklaruar publiku mendon si do ti besoj një partie të tillë.

Nuk mund të fajësojmë pa pasur fakte”, tha ajo.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×