“Qeverisje mizore, sekt pa shpirt”, Meta: Kostoja e energjisë duhet të faturohet te korrupsioni i Edi Ramës. Si nuk ka mundësi të rriten pagat për pedagogët, por ka para për inceneratorët?

Meta Ok

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta foli me tone të forta sot në takimin me strukturat e kësaj force në Tiranë.

Meta e cilësoi një qeverisje mizore, një sekt pa shpirt që duan ta shkatërrojnë këtë popull.

Ai foli për pagat e pedagogëve dhe për rritjen e çmimit të energjisë.
“Nuk duan t’ia dinë për pagat e pensionet, problemet sociale. Partia e Lirisë e nisi këtë sesion të ri në Kuvend me dorëzimin e ligjit për indeksimin e pagave çdo vit në përputhje me inflacionin dhe rritjen ekonomike. Sot u njohëm dhe me peticionin e punonjësve të universiteteve për pagat. Kjo gjë duhet të kishte ngritur në alarm gjithë qeverinë, por koncesionet dhe inceneratorët janë prioritet për rilindjen. Rritja e fundit cilësore e pagave për pedagogët është bërë 20 vjet më parë me 60% dhe nga ai moment rritje e papërfillshme.
Mos mendoni se është një rastësi, është një plan i mirëmenduar për t’i detyruar pedagogët të largohen. Rrënojnë armimin, vlerat tona, nga ana tjetër rrisin taksat, koston e jetesës, stresin dhe pakënaqësinë qytetare për t’i detyruar të lënë Shqipërinë. Si nuk ka mundësi të rriten pagat për pedagogët, por ka për inceneratorët dhe tendera sekretë. Nuk e shikon Rilindja gjendjen? Ndërsa pagat në Tiranë janë më të ulëta, çmimet janë më të larta se në Prishtinë, Podgoricë e Shkup. Kemi shumë studentë që këtë vit po konsiderojnë të braktisin studimet dhe auditorët sepse nuk përballojnë dot qiratë dhe studimet”, deklaroi Meta.

Ai tha se kriza energjetike po përkeqësohet me shpejtësi dhe se arsyeja kryesore është vjedhja dhe keqadministrimi i vazhdueshëm në këto 10 vite.
“Kostoja e energjisë nuk mund të faturohet te qytetarët. Kostoja e energjisë duhet të faturohet te korrupsioni i Edi Ramës dhe i qeverisë së tij.
Propaganda për kursim të energjisë është vetëm një mashtrim fasadë dhe nuk ka asnjë vlerë kur nuk i adresohet abuzuesit më të madh të energjisë që është OSHEE, një nga ndërmarrjet kriminale elektorale. Kjo e fundit humbet 23% të energjisë dhe është shpenzuesja më e madhe e të ardhurave që krijon sistemi energjetik. Qeveria nuk ka investuar asgjë për rritjen e prodhimit të energjisë. Duan të shkatërrojnë këtë popull me vendosjen e çmimit të tregut për energjinë. Faturat mund të shkojnë 300-500 mijë lekë të vjetra për familjarët ndaj duhet liberalizim urgjent i lejeve për energjinë diellore si dhe mundësi reale për vendosjen e paneleve diellore për konsumatorët familjarë me mundësi për ta futur në rrjet në rast se prodhohet më shumë se sa nevojat”, tha Meta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×