U refuzua nga yjet e muzikës botërore, ceremonia hapëse e “Katar 2022” pritet të jetë spektakolare. Zbulohen detaje

al bayt

Botërori i Katarit do të startojë ditën e sotme, në orën 17:00 me sfidën hapëse Katar-Ekuador, por më parë ajo që do të nisë është ceremonia tradicionale hapëse e Kupës së Botës.

al bayt

Në orën 15:40 do të startojë çdo gjë në stadiumin “Al Bayt”, ku priten të jenë të pranishëm plot 60 mijë tifozë të pranishëm.

Edhe pse u refuzua nga yjet e muzikës botërore si Dua Lipa dhe Shakira, sërish priten të jenë artistë të tjerë të mëdhenj si Niki Minaj dhe Maluma, të cilët do të performojnë këngën e Botërorit “Tukoh Taka”, gjithashtu dhe të tjerë si Black Eyed Peas, Robbie Williams etj.

Pjesë e koreografisë hapëse do të jenë 800 balerinë nga 15 shtete të ndryshme të botës. Pas përfundimit të ceremonisë, do të startojë dhe sfida hapëse mes Katarit dhe Ekuadorit.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×