VIDEO/ Kryebashkiaku i Divjakës u plagos më thikë nga ish-punonjësi i IT, ja pamjet nga spitali i Lushnjës

Pamje

Pamjet që shihni vijnë nga spitali i Lushnjës, atje ku është shtruar kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, i cili u plagos sot me thikë.

Po ashtu i plagosur ka mbetur dhe shoferi i tij, Gazment Bullari. Mësohet se ai është plagosur nga një ish-punonjës i bashkisë, Ergest Xhelili (Punonjës i IT).

BalkanWeb ka siguruar pamjet nga spitali, ku ka prani të forcave policore. Thuhet se Kokoneshi është goditur ne zonën e shpatullës dhe ne krahë.

Thuhet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në poliklinikën e Divjakës, atje ku punonte si infermiere dhe gruaja e autorit.

Në spital kanë shkuar me urgjencë për të mësuar nga afër gjendjen e kryebashiakut, drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Fierit, Taulant Balla dhe kreu i bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Kryebashkiaku i Divjakës u plagos më thikë nga ish-punonjësi i IT, ja pamjet nga spitali i Lushnjës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook