VIDEO/ Rrengu epik i tifozëve të Juventusit, bindin mesfushorin e bardhezinjve të firmosë… prishjen e kontratës!

Aron Ramsej është një nga lojtarët më të kritikuar nga ana e tifozëve të Juventusit për shkak të paraqitjeve të tij aspak pozitive me bardhezinjtë.

ramsej berisha

Situata me futbollistin i cili ende nuk ka gjetur një skuadër të re duke qëndruar te bardhezinjtë ka inatosur edhe më shumë disa prej tifozëve të skuadrës italiane që i kanë bërë një rreng epik uellsianit.

Në momentin e ardhjes së tij për të startuar grumbullimin parasezonal me skuadrën disa prej mbështetësve i kanë zgjatur për të firmosur një fletë në të cilën shkruhej “Prishja e Kontratës”, të cilën futbollisti e firmosi pa e kuptuar.

Videoja është bërë virale në rrjet, me tifozët e Juventusit që i kanë bërë thirrje drejtuesve të bëjnë të njëjtin veprim si ta për të bindur Ramsej të largohet.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×