Plot 329 futbollistë profesionistë që luajnë në Premier Ligë, raportohet se janë nën hetime për shmangie të taksave, teksa një klub i Premier Ligës po hetohet nga Federata Angleze (FA) dhe HMRC lidhur me pagesat për agjentët.
Siç raportohet nga “The Sun”, të përfshirë në listën prej 329 futbollistëve që po hetohen janë një një numër i konsiderueshëm yjesh, teksa po hetohen gjithashtu edhe 91 agjentë.
Raporti shton se tashmë është caktuar një ekip ekspertësh për t’u lidhur me Projektin e Përputhshmërisë së Futbollit të FA-s, të cilët do të përpiqen të luftojnë shmangien e taksave përmes marrëveshjeve të të drejtave të imazhit – ku klubet paguajnë lojtarët më shumë për të qenë në gjendje të përdorin imazhin e tyre në reklama.
Mendohet se pagesat shtesë i paguhen shpesh një firme që lojtari krijon, që do të thotë se ato i nënshtrohen 19% tatimit të firmës në vend të tatimit mbi të ardhurat që është 45%. HMRC është një departament jo-ministror i Qeverisë së Britanisë së Madhe, që është përgjegjës për mbledhjen e taksave.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…