Egnatia bën goditjen e madhe në merkato!
Klubi rrogozhinas ka konfirmuar lajmin e “Panorama Sport”, ku kanë transferuar mbrojtësin që u shpall kampion me Partizanin në sezonin 2018/2019, Sodik Atanda.
Këtë lajm e ka bërë zyrtare vetë klubi i Egnatias me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” duke njoftuar arritjen e marrëveshjes, teksa menjëherë 28-vjeçari i është bashkuar grupit të futbollistëve në Maqedoninë e Veriut për të nisur fazën përgatitore në prag të sezonit të ri futbollistik 2022/2023.
KOMUNIKATA E PLOTË E KLUBIT TË EGNATIAS –
“- Njoftim
✍️ Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë me qendërmbrojtësin Nigerian Sodiq Atanda.
I cili e njeh mjaft mirë kampionatin Shqiptar ku ka luajtur me disa skuadra.
Atanda është bashkuar menjëherë me grupin duke u nisur drejt Maqedonisë për të zhvilluar fazën përgatitore.”
– Arena e Lajmit

Loading…
Loading…