ZYRTARE/ Lufta Rusi-Ukrainë bëhet shkak, trajneri italian ndërpret kontratën me skuadrën e…

Roberto De Zerbi nuk do të jetë trajner i Shkaktar Donjetsk.

DE ZERBI 1

Një vit pas mbërritjes në Ukrainë, tekniku 43-vjeçar ka ndërprerë në mënyrë konsensuale kontratën e tij ku shkak thuhet të jetë bërë lufta që prej kohësh ka përfshirë Ukrainën dhe Rusinë.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Shaktarit me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke falënderuar ish-trajnerin e Sasuolos për punën e kryer.

Në një sezon të vetëm De Zerbi fitoi Superkupën e Ukrainës dhe me Shaktarin zhvilloi 30 ndeshje zyrtare duke fituar 20, barazuar 5 dhe humbur 5.

Më parë Roberto De Zerbi përveç Sasuolos ka qenë trajner edhe i skuadrave të Beneventos, Palermos, Foxhias dhe Darfo Boarios.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×