Gjithçka është gati për koncertin e Dua Lipës në datën 28 Nëntor në sheshin Skënderbej.

Panorama plus siguron fotot nga montimi i skenës në koncertin e saj në qendër. Kjo është hera e dytë që Dua rikthehet në Tiranë brenda vitit sepse ishte edhe në gusht për festivalin Sunny Hill.


Shqiptarja me famë botërore, e cila do të përmbyllë turneun e saj “Future Nostalgia” në tokën shqiptare, ka bërë me dije se koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej”.
“Emocioni është i madh për spektaklin “Future Nostalgia”, i cili do të mbahet në Tiranë, Shqipëri, në sheshin ‘Skënderbej’ më 28 nëntor 2022, është nder të festosh një ngjarje kaq të rëndësishme 110 vjetorin e Pavarësisë”, thuhet në postimin e faqes e festivalit Sunny Hill të shpërndarë nga Dua.
and then