Kumbulla gjithmonë e më i kërkuar, mbrojtësi i Kombëtares pëlqehet nga një tjetër ekip i Serisë A

Marash Kumbulla zhvilloi një sezon të kënaqshëm atë të vitit të kaluar me Romën ku me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave.

kumbulla

Sipas asaj që raporton “La Nazione”, mbrojtësin e Kombëtares tani e ndjek edhe Fiorentina.

Me Nikola Milenkoviç, i cili pritet të largohet nga klubi vjollcë në kampin e skuadrës nga Firence përveç Kumbullës pëlqehet dhe lojtari i Real Sociedadit, Robin Le Normand, por çmimi i tij prej 23 milionë eurosh shihet si i lartë për buxhetin e klubit toskan.

Në sfond mbetet Marash Kumbulla, i cili në sezonin e kaluar me fanellën e Romës në Serinë A u aktivizua gjithsej në 17 ndeshje duke mos shënuar dhe asistuar asnjëherë.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×