Lufta kundër drogës, ambasadorja Kim pret ekipin e DEA-s: Do të mbështesë SPAK në teknikat e hetimit kundër narkotikëve

Kim

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka pritur në Tiranë ekipin e DEA-s që vjen në vendin tonë si mbështetje e SPAK.

Ambasadorja Kim në një reagim në rrjete sociale njofton se është takuar me ekipin ku edhe ka diskutuar për bashkëpunimin e ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për forcimin e partneritetit.

Njoftimi:

Ambasada e SHBA ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri agjentin special të Administratës së Zbatimit Ligjor kundër Narkotikëve (DEA), Brendan Leddy. Ambasadorja Kim u takua me agjentin special Leddy për ta mirëpritur atë në ekip dhe për të diskutuar të ardhmen e pranisë së DEA-s në Shqipëri. Agjenti Special Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për forcimin e partneritetit në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar. Agjenti Special Leddy do të mbështesë më tej ndërtimin e aftësive në teknikat e hetimit kundër narkotikëve.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×