Naftë kontrabandë nga Libia, Tedi Blushi: Të publikojnë emrat, kush ishte porositësi! Bekuesi është vetë Rama

Tedi Blushi32

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në rubrikën ‘Opinion’ në News24 foli për naftën kontrabandë nga Libia.

Blushi tha se nuk është një rast i izoluar, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama si bekuesin e kësaj kontrabande.

“Kërkojmë nga qeveria dhe institucionet të bëjnë publike emrat e porositësve të naftës nga Libia. Shteti shqiptar edhe si anëtar i NATO-s është në dijeni. Bekuesi i kësaj kontrabande të naftës është vetë kryeministri Edi Rama, pasi nuk mund të niset një anije kontrabandë sa kohë nuk do të kishte garanci që kjo naftë do të shkarkojë diku”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×