Monza e Silvio Berluskonit duket se ka vendosur të jetë e paparashikueshme në çdo emër që do të kërkojë përgjatë kësaj merkatoje, me klubin italian që është vënë në ndjekje të sulmuesit të talentuar Uilfrid Gnjonto.
18-vjeçari i cili ishte surpriza e Italisë në Ligën e Kombeve, ku fitojë vëmendjen e të gjithëve me golat e shënuar dhe paraqitjet fantastike duket të jetë emri i radhës në listën e Adriano Galianit për repartin e avancuar.
Gnjonto aktualisht aktivizohet te Zyrihu në Zvicër, e cila po kërkon të arkëtojë sa më shumë nga shitja e tij duke parë që sulmuesi konsiderohet si “ e ardhmja” e Italisë.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…