
Agjentët e Gardës Civile dhe Policisë Kombëtare në Spanjë bastisën një plantacion me 1,501 bimë marihuane në Puigverd de Lleida të mërkurën e kaluar në kuadër të një operacioni të quajtur ‘Operacioni Heli’ dhe ku një shtetas shqiptar që ndodhej brenda parcelës u arrestua në momentin e aksionit të policisë.
Në fillim të muajit nëntor, policia ka mundur të konfirmojë praninë e këtij plantacioni si dhe ekzistencën e një sasie të madhe furnizimesh për kultivimin e kanabisit, ndërsa raportohet se bimët u mbollën në vazo dhe ishin në rritje të plotë. Gjithashtu u gjet një qese me 750 gramë sytha marihuanë të thara dhe 5450 kilogramë bimë tashmë të prera.
Policia beson se me këtë aksion ka arritur të çmontojë një organizatë që i dedikohej prodhimit dhe kultivimit të kanabisit. Në këtë kuptim, ka nisur procedimi për veprën penale të pretenduar kundër shëndetit publik si dhe për mashtrim në rrjetin elektrik. Hetimi është kaluar në Gjykatën e Udhëzimit numër 3 të Lleidës dhe policia nuk përjashton arrestime të tjera.
Arena e Lajmit